Nëse imami e fal vitrin pa dua me zë, si duhet të veprojë xhemati?

Pyetje: Nëse imami e fal vitrin pa dua me zë, si duhet të veprojmë ne të tjerët?

Përgjigje: Nëse imami është në një medh’heb që nuk e fal vitrin me dua me zë si duhet të veprojë xhemati? I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Kush falet me imamin derisa të mbarojë Zoti ia jep shpërblimin sikur është falur gjithë natën”, pra, bëj siç bën imami. Nëse s’të pëlqen kjo lloj forme e këtij medh’hebi shko në një xhami tjetër ku ka medh’heb tjetër dhe lexohet me zë, por pa shkaktuar përçarje, fitne dhe pa folur.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon