Pyetja: Nëse i paguan borxhet e të vdekurit, a e ndjen ai këtë gjë dhe i lehtësohet atij sprova që ka?
Përgjigja: Absolutisht që po. Pse lahet borxhi i të vdekurit? Që mos të ketë ai ngarkesa në varr, që mos të ketë ai dënim. Tha Pejgamberi (alejhi salatu ue selam) në rastin e atij sahabiut që kishte ndërruar jetë dhe kishte borxh dhe kur shkoi Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) për t’ia fal xhenazen i pyeti: “A ka borxh shoku juaj?”-i tha njëri: “Po ka borxh.”-i tha: “Sa ka?”-i tha: “Ka dy dinarë.”-tha Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam): “Faljani ju xhenazen se unë nuk ia fal atij dot xhenazen, përderisa ka borxh s’ia fal dot xhenazen.” U çua Katadja dhe tha: “O Pejgamber i Zotit e marr unë përsipër borxhin e vëllait, falja xhenazen.” Dhe ia fali Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) xhenazen. E takon Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) mbas disa javësh dhe e pyet: “Çfarë u bë me borxhin e filanit?”- i tha: “Sot ia kam shlyer.”- tha: “Sot i është ftohur lëkura në varr nga zjarri i Xhehenemit.” Ka një hadith tjetër që thotë: “Shpirtrat e besimtarëve mbahen peng në derë të Xhenetit për shkak të borxhit që ka në këtë botë.” A themi ne që shpirtrat e besimtarëve ku shkojnë? Në Xhenet. Nëse është borxhli i rrin shpirti në derë të Xhenetit dhe nuk futet në Xhenet, e nëse dikush e shlyen këtë borxh që ka personi, atij i lirohet shpirti për t’u futur në Xhenet, shpëton nga dënimi i varrit dhe i shkon sinjali se kush ia ka bërë këtë punë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja