A konsiderohet akt vetëvrasës nëse njeriu vdes nga shpejtësia në aksident?

Pyetja: A konsiderohet se ka vrarë veten ai njeri që vdes nga shpejtësia në aksident?

Përgjigja: Jo. Pse? Që të quhet një akt vetëvrasje duhet të ketë patjetër dhe qëllimin, nietin. Dakord, ecja me shpejtësi është e ndaluar edhe në fe nëse është jashtë parametrave e tjerë e tjerë, ka disa kritere kjo punë. E rëndësishme: nëse ndodh, nuk quhet akt vetëvrasës. Pse? Sepse nuk është qëllimi i personit. Dakord, gabimi, shpejtësia; dakord të gjitha gabim, por që të quhet diçka vetëvrasje njeriu duhet të ketë edhe qëllimin për të bërë vetëvrasje. Kështu që nuk futet tek vetëvrasja.
Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.