Pyetje: Më ka vdekur vëllai i burrit 55 vjeç, por kur e kanë varrosur në vend të dërrasave i kanë vendosur pllaka betoni, desha të dija nëse lejohet që t’ia hapim varrin dhe t’ia heqim ato pllaka betoni e t’i vendosim dërrasa?
Përgjigje: S’ka nevojë. Vendosja e dërrasave kur vdes dikush nuk është farz, as nuk është vaxhib, as nuk është shtyllë prej shtyllave të islamit; është zgjidhje. E rëndësishme është që dheu të mos bjerë në trupin e njeriut, sepse është i shenjtë trupi i besimtarit, nuk mund të derdhësh mbi të dhè. A e vure me pllaka, a e vure me dërrasa, a e vure me pllaka betoni siç është sot për shembull, nuk ka asnjë lloj problemi.
Dr. Imam Ahmed Kalaja