Nëse dikush ka bërë tatuazh pa e ditur dëmin, a i pranohet namazi, agjërimi etj?

Pyetje: Nëse dikush ka bërë tatuazh pa e ditur dëmin, a i pranohet namazi, agjërimi etj.?

Përgjigje: Gjykimi i islamit për tatuazhin është se nuk lejohet, absolutisht. Po nëse dikush e ka bërë pa e ditur këtë rregull, a është i saktë namazi i tij, agjërimi i tij? S’ka lidhje fare. A duhet patjetër ky njeri ta fshijë, ta zhduki, ta çajë tatuazhin? S’ka lidhje fare, namazi është i saktë, agjërimi është i saktë, abdesi është i saktë. Po nëse e ka ditur që është haram dhe përsëri e ka bërë dhe tani është penduar?  Allahu ia pranoftë pendimin! Kjo s’ka lidhje me namazin e tij, me agjërimin e tij etj. Ai është penduar, Allahu ia pranoftë pendimin! Kaq. Pra, nuk duhet ekzagjëruar në këtë temë e të bëhet kjo temë diskutimi sikur ky njeri ka dalë prej feje. Nëse ka bërë tatuazh dhe nuk është penduar, përsëri është musliman. Është gjynahqar, por s’ka dalë prej feje, pranohet namazi i tij, pranohet agjërimi i tij, pranohet zekati i tij, pranohet haxhi i tij. Ka bërë haram, është mëkat i madh, por nuk ka dalë prej feje. Është çështje tjetër se çfarë gjykimi ka dhënë islami për këtë çështje, mirëpo s’ka lidhje kjo gjë me adhurimet. Është si puna e atij që tha: nuk jam bërë synet a më pranohet namazi, agjërimi, zekati, haxhi? Bërja synet është waxhib në një mendim të dijetarëve, por kjo nuk do të thotë që kush nuk është bërë synet s’i pranohet namazi, abdesi, agjërimi, zekati e kështu me rradhë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon