Pyetja: Më ndodh shpesh që shoh ëndërr dhe mbas disa kohësh më del në realitet.
Përgjigja: Këto ëndrrat që i sheh njeriu dhe i dalin në realitet kanë dy situata. E para, fiksimi i robit, fiksimi i personit, pra mund të të ndodhi një ngjarje dhe ty të duket sikur e ke parë në ëndërr, por hiç fare nuk e ke parë në ëndërr. Ndodh për shembull shumë shpesh që njeriut i ndodh një ngjarje dhe i duket sikur e ka parë, por nuk është asgjë thjesht përmallimi apo momenti dhe të duket sikur e ke parë në ëndërr dhe kjo ndodh shpesh. E dyta, mund të jetë kjo diçka që mund të ndodhi tek disa njerëz, por nuk do të thotë kjo që ka diçka për t’u shqetësuar apo diçka për t’u vlerësuar përderisa nuk bëhet rregull. Në momentin që bëhet rregull atëherë duhet parë se mund të ketë diçka që nuk është normale, mund të jetë ndonjë msysh, nazar, msysh xhindësh apo diçka tjetër. Përndryshe nëse ndodh ndonjëherë rrallë nuk ka asnjë lloj problemi, përkundrazi inshaAllah është shenjë e mirë se prej shenjave të Kijametit është: ëndrrat që ndodhin siç i shohin njerëzit besimtarë, pra ndodh. Njerëzve besimtarë Zoti ua paraqet ndonjëherë në ëndërr disa gjëra që do të ndodhin në realitet. Por thashë që shumë raste ndodh që njeriu fiksohet kot dhe thotë: “Këtë jam i sigurtë që e kam parë në ëndërr.” Sidomos kur është njeri i cili mund të ketë probleme me sistemin nervor, mund të ketë lodhje të madhe nga jeta, mund të ketë strese të mëdha, atëherë shumë ngjarje në jetë i duket sikur i ka parë në ëndërr, ndërkohë që faktikisht as në ëndërr as në zhgjëndërr s’i ka parë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikiuar videon.