Pyetja: Kam dëgjuar se nëse vdes dikush ditën e hënë, do të marri me vete dhe një familjar të tij! Sa e vërtetë është?
Përgjigja: Kjo është një besëtytni dhe besëtytnitë në islam janë të ndaluara. Njeriu vdes kur ia ka shkruajtur i Madhi Zot. Më ka ndodhur një herë në një fshat kur vdiq dikush në ditën e hënë dhe unë isha hoxha që do të drejtoja ritualin e xhenazes e kështu me rradhë. Kur po fusnim të vdekurin në varr, Allahu e mëshiroftë, shikoj një gjë të zezë poshtë kokës së të vdekurit. Thashë ca është kjo? E tërhoqa dhe ishte kokë gjeli. I pyeta: “Ça është kjo?” Tha: “Që mos të marri njeri mbrapa.” Sprovë! E mora dhe e qita, kishte ca vëllezër aty dhe ua lashë atyre.
Prej gjërave interesante, se ndonjëherë Allahu i sprovon njerëzit me këto lloj gjërash; Ibrahimi (alejhi selam) kur foli për idhujt dhe zotat e tyre dhe i qëmtoi me sëpatë etj., tha diçka shumë interesante që gjithmonë më ka bërë të mendoj thellë ky deklarim i Ibrahimit (alejhi selam). Çfarë tha Ibrahimi (alejhi selam)? Tha: “Ata (zotat e idhujt që i keni ju) nuk mund të më dëmtojnë mua asgjë, vetëm po deshi Zoti që të më ndodhë ndonjë gjë.” Sa herë e lexoj këtë përjashtimin që i ka bërë Ibrahimi (alejhi selam) subhanAllah mahnitem, tha: “Vetëm po deshi Allahu që të më ndodhë ndonjë gjë.”, se mund të të ndodhi diçka dhe ti nuk ke bërë deklarimin dhe njerëzit fillojnë e thonë a të thamë.
Tha vetëm po pati shkruajtur Zoti gjë, se mund të më ndodhi mua diçka, por më ndodh prej Zotit jo se qëmtova idhujt tuaj. Ndonjëherë ndodh kështu, ndodh që s’ia therin, s’ia fusin kokën e gjelit dhe vdes dhe një tjetër e ata mendojnë se kjo ishte e vërtetë. Zoti i Madh i bën disa gjëra sprovë, ky quhet istidraxh, që do të thotë të të marrë drejt humbjes pa e ndjerë dhe pa e kuptuar. Alahu na ruajtë!
Dr. Imam Ahmed Kalaja