Fati i martesës a është i caktuar nga Zoti apo varet nga ne?

Pyetja: Fati i martesës a është i caktuar nga Zoti apo varet nga ne?

Përgjigja: Të dyja bashkë, është i caktuar nga Zoti dhe ne kemi vullnetin tonë të lirë. Vullneti jonë i lirë nuk bie ndesh me caktimin e Zotit. Janë të dyja bashkë. Vullneti jonë i lirë për zgjedhjen e bashkëshortit apo bashkëshortes është pjesë e caktimit të Zotit. Pra, ne bëjmë sebepin (shkakun) dhe Zoti e di se çfarë do të bëjmë ne, e këtë që Zoti e din e ka shkruajtur, dhe nuk ka nevojë Zoti të na presë neve se çfarë do të vendosim për t’u martuar, Ai e din e ka shkruajtur, thjesht kur vjen ai moment ti ke për të bërë atë zgjedhjen që Zoti e ka shkruajtur.

Si me thënë: ‘Kush e bën dritën korrenti apo llamba?’ S’kanë lidhje ato, korrenti bën punën e vet llamba bën punën e vet, të dyja formojnë dritën. Martesa është e caktuar, e shkruajtur, por vullneti, zgjedhja është në dorën e njeriut, Zoti e ka lënë të lirë njeriun. Pse Zoti e ka ditur se çfarë zgjedhje do të bëjë njeriu në jetë unë nuk mendoj se këtu ka ndonjë paqartësi; Zoti e ka ditur se çfarë zgjedhje do të bëjmë ne dhe këtë zgjedhje Zoti e ka shkruajtur me kohë se nuk do të na priste neve Zoti na mbushet mendja apo jo, Ai e ka shkruajtur. Pra, njeriu në zgjedhjet që bën në jetë është krejtësisht i lirë. Ne e provojmë me veten tonë. Kur falim namaz a na detyron kush, a na ngren një forcë e jashtme që të falemi? Jo, vetë e vendosim për t’u falur dhe vetë e vendosim për mos t’u falur. Po Zoti s’ka për të pritur derisa ta ndajmë mendjen ne që a do të falemi apo jo, Zoti e din se çfarë do të bësh ti, për këtë arsye ka Xhenet, për këtë arsye ka Xhehenem.

Xheneti fitohet me mund dhe me djersë, që ka të bëjë me vullnetin dhe me dëshirën e njeriut, korrektësinë e tij në jetë etj. Dhe Xhehenemi, Zot na ruaj, fitohet me mund dhe me djersë që ka të bëjë me vullnetin, me dëshirën e njeriut dhe me zgjedhjen e njeriut në jetë. Kështu që nuk ka përplasje mes të dyjave.
Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.