Pyetje: Kam pasur abort spontan, kam qenë 2-3 javëshe, doja të dija a llogaritem të jem në lehoni që ta di për faljen e namazit?
Përgjigje: Nëse embrionit në barkun e nënës i është zhvilluar formësimi, pra me kuptimin sytë, veshët, fytyra dhe ka marrë formën, atëherë gjaku konsiderohet lehoni, e nëse është i paqartë, pra nuk është zhvilluar plotësisht, konsiderohet gjaku hemoragji. Femra me hemoragji falet, ndërsa në menstruacione dhe në lehoni nuk falet.
Dr. Imam Ahmed Kalaja