Pyetje: Cili është i vetmi rast ku nuk lejohet që fëmija ti bindet prindërve?
Përgjigja: Zoti i madh në Kur’an thotë: “Njeriun e kemi porositur qe të sillet mirë me prindërit e tij, të jetë respektues ndaj prindërve, e ka mbartur nëna në bark mund pas mundi, dhimbje pas dhimbje derisa erdhi momenti për ta sjellur në jetë.” “Ji falenderues edhe mirënjohës ndaj Allahut, ji falenderues dhe mirënjohës ndaj prindërve, dhe mos harro se kthimin do ta kesh tek Zoti i gjithësisë.” “Nëse prindërit mundohen që ty të bëjnë të dalë prej feje, nëse prindërit mundohen që ty të të bëjnë idhujtar, nëse prindërit të urdhërojnë që të dalësh nga feja dhe besimi, mos iu bind.” I vetmi rast kur nuk lejohet që fëmija ti bindet prindërve, që nuk lejohet që fëmija të respektojë prindërit, është nëse e urdhëron që të mohojë Zotin apo besimin.
Nëse e urdhëron për diçka e cila faktikisht e hidhëron Zotin ose Pejgamberin a.s nuk duhet ti bindet. Në çeshtjet e kësaj bote, në punët e kësaj bote respektoji dhe nderoji. Ky është Zoti i Madh, kjo është feja e Zotit. Aty ku shkelen kufinjtë e Zotit mos iu bind. Po ti mos i ngatërro gjërat, përsa i përket punëve të kësaj bote, përsa i përket respektit të kësaj bote, përsa i përket bindjeve dhe përsa i përket çeshtjeve të dynjasë bindju dhe sillu me mirësi ndaj tyre.
Po ata thonë mos u bej musliman, ata thonë dil nga feja, ata thonë bëj harame! Mos iu bind, dhe mos e ngatërro këtë me gjërat e tjera. Ndiq rrugën dhe qëndro në rrugën dhe krahun e besimtarëve, dhe më pas kthimi do të jetë te Zoti yt dhe punët i keni me Zotin, dhe do t’ju njoftojë dhe informojë për çdo gjë që keni punuar. / Dr. Imam Ahmed Kalaja. Kliko këtu për të parë videon.