Çfarë thotë feja mbi varrosjen me kostum? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetja: Çfarë thotë feja mbi varrosjen me kostum?

Përgjigja: Veshja e xhenazes me kostum nuk është traditë e pupullit shqiptar, është traditë enveriste-komuniste. Kështu që mos ta ngrejnë zërin ata të cilët i veshin të vdekurit me kostum se është traditë. Ku ishte kjo traditë? Unë kam jetuar me njerëz, pra kam qenë i vogël dhe kam parë njerëz që thonin: “Nga erdhi kjo traditë?”. Pra, kjo është një traditë enveriste, ateiste, komuniste; të cilën fatkeqsisht ky popull e urren mirëpo me vepra e do shumë, e urren shumë me fjalë mirëpo në zemër i digjet zemra për Enverin. Kështu që nuk lejohet që i vdekuri të vishet me kostum, i vdekuri duhet të qefinoset. Po nëse ndodhet hoxha para një situate të tillë? Unë them që i vdekuri nuk ka faj se të gjallët kanë shkelur ligjin, i vdekuri është i pafajshëm, kështu që unë mendoj që hoxha duhet t’ia fali xhenazen, nuk duhet të largohet pa ia falur Xhenazen. Gjynahin nuk e ka bërë i vdekuri, gjynahin e ka bërë i gjalli. Nëse ky është musliman duhet t’ia falë xhenazen edhe nëse ata nuk e kanë larë edhe nëse nuk e veshin me qefin. Ç’faj ka i vdekuri?!

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.