Shkëputje. Kur muezini thotë:“Allahu ekber, Allahu ekber. Allahu ekber, Allahu ekber.”, ti thua: “Allahu ekber, Allahu ekber. Allahu ekber, Allahu ekber,”(Kur thotë muezini:) “Eshhedu en la ilahe il Allah.”, ti thua: “Eshhedu en la ilahe il Allah.”. (Kur thotë muezini:) “Eshhedu enne Muhammeden rasulullah.”, ti përgjigjesh: “Eshhedu enne Muhammeden rasulullah, radijtu bil-lahi rabben, ue bil islami dinen, ue bi Muhammedin salallahu alejhi ue selem nebijjen ue rasula.”. (Kur thotë muezini:) “Hajjales saleh.”, ti thua: “La haule ue la kuuete il la bil-lah.”, (Kur thotë muezini:) “Hajjalel felah.”, ti thua: “La haule ue la kuuete il la bil-lah.”(Kur thotë muezini:) “Allahu ekber, Allahu ekber” ti thua: “Allahu ekber, Allahu ekber” (Kur thotë muezini:) “La ilahe il Allah” ti thua: “La ilahe il Allah”. Ka një gabim që ndodh në disa zona, në disa vende, që kur thotë muezini: “Allahu ekber, Allahu ekber.”, këtu e mbyll ezanin dhe xhemati thotë: “La ilahe il Allah.”. Kjo është ta thuash para muezinit, ndërkohë që Pejgamberi (alejhi salatu ue selam) ka thënë me iu përgjigj fjalive të muezinit, jo me e thënë fjalinë përpara muezit. Unë nuk e di faktikisht se nga ka mbetur kjo traditë dhe nga e kanë marrë, akoma s’kam arritur t’ia gjej burimin, por për një gjë është e sigurt, se argument nga feja për këtë lloj gjëje nuk ka. Por, e rëndësishme, të përsëriten fjalët e muezinit dhe nuk është kusht që njeriu të ndërpresi punën apo fjalimin, sepse nuk ka ndonjë argument që thotë duhet ndërprerë, por ka argument që duhet përsëritur fjala e muezinit. / Dr. Imam Ahmed Kalaja. Kliko këtu për ta shikuar videon.