A mbajnë zi burrat?

Pyetja: Kemi dëgjuar që gratë mbajnë zi, normalisht sipas formës islame jo kuptimin e veshjes me të zeza, po burrat a mbajnë zi?

Përgjigja: Ka disa zona që burrat qajnë me dënesë, në trojet shqiptare në disa zona. Ne jemi mësuar për shembull të dëgjojmë gratë që qajnë nëpër mortje, ka disa zona që  qajnë burrat, mblidhen rreth të vdekurit dhe qajnë burrat, njësoj siç e qajnë gratë në disa zona tjera dhe kjo është çudi prej çudirave shqiptare. Burrat si mbajnë zi? Burrat nuk mbajnë zi, burrat normalisht që mërziten për atë që ka ndodhur, është mëse normale, por nuk mbajnë zi. Këtë shprehjen e pikëllimit e kanë në natyrën e tyre të dukshme vetëm femrat, ndërsa meshkujt nuk e kanë shprehjen e pikëllimit në natyrën e tyre të dukshme. Kështu që nuk ka për burrat. Dr. Imam Ahmed Kalaja. Kliko këtu për ta shikuar videon.