Pyetje: Ka një javë e më shumë që nuk po ndihem mirë, po ndihem shumë keq, kam pasur ankth dhe kam mpirje të këmbës dhe dorës së majtë, nuk kam gjumë natën, çfarë duhet të bëj?
Përgjigje: Shko vizitohu te ndonjë doktor, mund të jetë çështje që ka nevojë për psikiatër, mund të jenë shenja të problemeve psikiatrike, të problemeve psikologjike ose neurologjike. Por mund të kesh nevojë dhe për hoxhë që të këndohesh, të yshtesh. Mund të bësh edhe këtë përpara, të yshtesh, të këndohesh te një hoxhë, pastaj nëse e sheh që nuk ka zgjidhje, pra nuk është çështje mësyshi apo magjie, atëherë shko tek një psikiatër ose tek një neurolog, ose tek një psikolog. Pra, duhen parë të gjitha gjërat, cila është arsyeja se mund të jetë ndonjë sëmundje që e shkakton këtë problematikë. Duhen parë të gjitha, shihen të dyja anët edhe pjesa e yshtjes dhe e këndimit, por dhe pjesa e mjekësisë, klinikës.
Dr. Imam Ahmed Kalaja