Bashkëshorti im është shumë dorështrënguar për mua dhe fëmijët, a më lejohet t’i mar para në kuletë? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: Bashkëshorti im është shumë dorështrënguar për mua dhe fëmijët, a më lejohet t’i marr para në kuletë?

Përgjigje: Nëse bashkëshorti është i tillë siç është bërë pyetja, lejohet që ti të marrësh çfarë të nevojitet ty dhe fëmijëve të tu. Ka ardhur Hindi, radijAllahu anhe, tek Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, dhe i ka thënë: “O Pejgamber i Zotit, Ebu Sufjani (udhëheqësi i madh që më vonë kishte pranuar islamin) është dorështënguar, nuk na jep mua dhe fëmijëve çfarë na duhet (çfarë na nevojitet), a mund të marr unë prej tij pa lejen e Ebu Sufjanit?” Tha Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam: “Merr çfarë të nevojitet për ty dhe për fëmijët e tu në normalitet.” Pra, jo që të marrësh më tepër se çduhet dhe të shpërdorosh paratë, por çfarë nevojitet nuk ka asnjë problem, përderisa ai nuk lëshon merrja vetë. Sidomos ky person (që përmendet në pyetje) që harxhon me të gjithë njerëzit, përveç se për gruan dhe për familjen, këta nuk janë njerëz normal, për këtë arsye disa njerëzve para se të martohen duhet t’u bëhet test psikiatrik nëse janë të aftë të martohen apo jo, sepse marrin bijen e botës në qafë, sidomos disa që flasin edhe në emër të fesë. Ndoshta për shembull gruaja nuk di asgjë nga islami dhe mendon se çmenduria e tij është pjesë e islamit.

Janë disa njerëz që duhet t’u bësh testin psikiatrik para se të martohen, ashtu siç u bën polici testin e alkoolit kur ecën ndonjëri me shpejtësi. Duhet të ketë dhe test psikiatrik për disa njerëz, sepse me të vërtetë kthehen në steriotipe. Nuk ka më keq se kur njeriu i mvesh bashkëshortes së tij vështirësira në emër të fesë ose vështirësira në emër të ‘burrërisë’. Këta janë njerëz që mos të rënshin në qytet, e jo më t’i kesh komshinj, e jo më t’u japësh këtyre vajzën apo motrën për nuse, se wAllahi bilahi këta nuk janë njerëz normal.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon