A prishet abdesi nëse nëna i jep gji fëmijës?

Pyetja: A prishet abdesi nëse nëna i jep gji fëmijës?

Përgjigja: Jo nuk prishet abdesi në këtë rast. Abdesin e prish: gjumi i thellë, e prish nëse del diçka nga organet e jashtëqitjes, e prish lëngu el-medhijj dhe el-vedijj, e prish ngrënia e mishit të devesë tek ai medh’heb që e sheh ngrënien e mishit të devesë gjë që tek ne nuk ekziston elhamdulilah kështu që nuk duhet diskutuar si temë, e prish prezenca e ujit nëse njeriu ka marrë tejemum dhe gjendja e të fiktit. Pastaj gjërat e tjera janë shumë të diskutueshme: gjaku, qelbi…Heqja e mesteve ose çorapeve nëse njeriu i ka dhënë mest nuk e prish, rruajtja e kokës nëse ka marrë abdes tek shtëpia dhe duke shkuar në xhami qeth kokën, vjedhja nuk e prish; s’ka asnjë argument. E qeshura në namaz a e prish abdesin? Sipas medh’hebit hanefi e prish, por faktikisht nuk ka argument dhe mendimi tjetër që nuk prishet abdesi është më i saktë, prishet namazi, por jo abdesi. Ka një hadith që thotë: “Qeshën disa njerëz dhe i urdhëroi që të marrin abdes.” Është hadith i dobët. Cila është ajo e qeshur që me të vërtetë i prish namazin njeriut? Nëse është e qeshur me zë, nëse njeriu duke falur namaz shikon veprimin e femijës dhe qesh për shembull s’ka asgjë, ndërsa nëse qesh me zë që dëgjohet e qeshura prishet namazi por jo abdesi.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.