Pyetje: A ngrihen duart kur jep tekbiret në namazin e xhenazes?
Përgjigje: Kjo është një çështje që ndahet sipas medh’hebeve, mendimi më i saktë është që nuk ngrihen duart në namazin e xhenazes. Ka një transmetim nga Abdullah Ibn Omeri, radijAllahu teala anhu, se e bënte ai këtë gjë, por nuk ka transmetim nga Profeti, alejhi salatu we selam. Dikush ka thënë prej medh’hebeve: “Përderisa e bënte Abdullah Ibn Omeri dhe ka qenë njeriu që më së shumti e ndiqte synetin, do të thotë që Abdullah Ibn Omeri e ka marrë diçka nga Profeti, alejhi salatu we selam.” Ndërsa pjesa tjetër e dijetarëve kanë thënë: “Jo! Profeti, alejhi salatu we selam, ka falur gjatë gjithë jetës së tij me dhjetra dhe me qindra xhenaze, si ka mundësi që mos të ketë asnjë trasmetim të vetëm që i ka ngritur duart?” Kështu që, ky është dhe mendimi më i saktë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja