Pyetje: A na lejohet ne besimtarëve musliman që të shkojmë në vendet e ashtuquajtura të shenjta dhe të ndezim atje qirinj apo jo?
Përgjigje: Absolutisht neve nuk na lejohet. Ne s’kemi të bëjmë fare si muslimanë në fenë tonë me qiririn; vetëm kur nuk ka drita, ose në rast romance në jetën bashkëshortore, ose për aromë të mirë në shtëpi; përndryshe është paganizëm, idhujtari. Nuk na lejohet nëpër vendet e ashtuquajtura të shenjta, apo nëpër varre, as në xhami, askund neve nuk na lejohet të ndezim qirinj. Pra, vetëm në tre raste lejohet: në romancë në jetën intime bashkëshortore, kur nuk ka drita, ose qirinjtë aromatik që janë për aromë të mirë; përndryshe nëse ka brenda lidhje besimi, apo afeksion të ndonjë ndjesie që ka të bëjë me mbarësinë e me të mirën, të gjitha këto pastaj kthehen në paganizëm dhe ndalohen, nuk lejohen.
Dr. Imam Ahmed Kalaja