Pyetja: A lejohet të bëhet botoks, apo metoda të tjera për kurimin e rrudhave të fytyrës; është pak a shumë si një ndërhyrje kirurgjikale, ndoshta mund të quhet operacion plastik që trajton dhe rigjeneron poret e fytyrës?
Përgjigja: Jo s’ka lidhje kjo me operacionin plastik, as nuk është ndërhyrje kirurgjikale, s’ka lidhje as me këtë as me këtë. Kjo është një metodikë që përdoret për njerëzit të cilët angazhohen me mediat, kanë një shfaqje publike e tjerë e tjerë, këto i shohin këto imtësira, sepse është çështje imazhi dhe paraqitjeje. A lejohet faktikisht një gjë e tillë apo jo? Lejohet deri në një farë faze që nuk çon në ndryshimin e krijimit të Zotit. Për shembull prej metodikave që përdoren është metodika me plazëm, kjo nuk përbën asnjë lloj problemi, sepse është ushqim. E bëjnë me një lloj serumi special që është për këtë punë, s’përbën asnjë lloj problemi. Ndërsa botoksi, në qoftë se nuk çon në ndryshim të krijimit, por thjesht mbush rrudhat, mbush gropat e tjerë e tjerë, fetarisht nuk përbën asnjë lloj problemi. Problemi është vetëm atëherë kur njeriu me këto lloj ndërhyrjesh ndryshon krijimin, pra nuk është i kënaqur me buzët që i ka falur Zoti, por i bën pak më të fryra se ato që i ka fal Zoti, i jep formë ndryshe nga ajo që ia ka faj Zoti, kjo nuk lejohet, përndyshe nuk ka asnjë lloj problemi dhe Allahu e di më se miri!
Dr. Imam Ahmed Kalaja