Pyetja: A lejohet që gratë shtatzëna të shkojnë në varreza?
Përgjigja: Përpara se të dalim tek gratë shtatzëna duhet të themi: ‘Gratë a lejohet t’i vizitojnë varrezat?’ Në mendimin më të saktë të dijetarëve të islamit është se i lejohet grave të vizitojnë varrezat dhe se ndalimi ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ku thotë: “I ka mallkuar Allahu gratë që vizitojnë varrezat.”, është një hadith i saktë, por është shfuqizuar. Argumenti pse ky hadith është shfuqizuar wshtw fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam): “Me të vërtetë ju kam pas ndaluar vizitën e varrezave, vizitojini varrezat se vizita e varrezave ju kujton juve ahiretin.” Dhe kjo është e përgjithshme për meshkuj edhe për femrat. “Po mirë, dijetarët që e kanë ndaluar a nuk e kanë dëgjuar këtë hadith?”-më tha dikush një ditë. I thashë: “E kanë dëgjuar këtë hadith, por kanë thënë që ky hadith flet për burrat, pra e kanë orientuar tek meshkujt. Po mirë, hadithi nuk thotë unë ju kam ndaluar juve burrave, këtu thotë ju kam ndaluar juve të gjithëve? Kanë se ndalesa e burrave nuk ka qenë mallkim, ndalesa e burrave ka qenë që ndalohet vizita e varrezave, kështu ka qenë në fillim fare në mënyrë që njerëzit mos të lidhen me varret, mos të gabojnë drejtimin. Kur njerëzit kuptuan fenë dhe besimin dhe kuptuan që raporti me Zotin është raport me Zotin, dhe varri nuk është gjë tjetër vetëm se një stacion prej stacioneve të ahiretit, dhe se i vdekuri nuk ka asnjë ndikim tek të gjallët; tha Pejgamberi (alejhi selam): “Tani vizitojini, sepse ju kujtojnë ahiretin.” Kanë thënë që ndalimi i burrave ka qenë ndalim i thjeshtë, ndërsa ndalimi i grave ka qenë ndalim me mallkim; lejimi shkon tek burrat, por nuk shkon tek gratë. Pse? Kanë thënë sepse ndalimi i grave ka qenë me mallkim dhe duhet të kishte ardhur një shfuqizim i përcaktuar, i specifikuar, jo kështu: ju kam ndaluar-vizitojini. Ata që e kanë lejuar janë argumentuar dhe me një hadith tjetër, hadithin e Aishes (radijAllahu anha) në të cilin i ka thënë Profetit (salallahu alejhi ue selam): “Nëse kaloj pranë varrit të vëllait tim Abdurrahmanit çfarë të them?”, i tha Profeti (salallahu alejhi ue selam): “Thuaj: “Es-selamu alejkum ehled-dijari minel-mu’minine vel-muslimin, ue inna inshaaAll-llahu bikum lahikun, neselull-llahe lena ue lekum afijeh.” Kanë thënë ky grupi i dijetarëve që lejon vizitën e grave në varreza: ‘Urdhëro! Kush po e pyet? Aishja (radijAllahu anha). Për çfarë? Për varrin e vëllait.” Çfarë kanë thënë të tjerët? Kanë thënë: “Dëgjo! Aishja (radijAllahu anha) nuk ka thënë nëse vizitoj varrin e vëllait tim, ka thënë nëse kaloj pranë.”E rëndësishmë, kjo është bukuria e diskutimit të mendimeve dhe medhhebeve në islam. E rëndësishme është që ne jemi me mendimin që lejohet që gruaja ta vizitojë varrezën, sepse nuk ka ndonjë argument që e ndalon, përkundrazi ka ardhur lejesa për të dyja gjinitë. Kështu që, nëse do flasim tani për gruan shtatzënë, nuk ka lidhje fare, pra i lejohet gruas shtatzënë që të vizitojë varrezat dhe nuk ka asnjë lloj problemi fetarisht.
Dr. Imam Ahmed Kalaja