Pyetja: Cili është gjykimi i blerjeve me këste?
Përgjigja: Nëse do të flasim për gjykimin, në parim është i lejuar. Tregtia me këste është e lejuar në islam; që do të thotë njeriu paguan më shumë për mallin, por në kohë të shtrirë. Derisa nuk mbart në vetvete ndonjë pikë e kontratës gjobë ose shtesë për shkak të vonesës. Aty thotë për shembull: pagesë me këste përqindja zero, kur futesh në kontratë aty sheh që mospagesa një muaj ose vonesa mbi datën pesë ka sanksion, gjobitje ose rritje në një përqindje të caktuar; themi në këtë rast kontrata është haram. Në qoftë se njeriu e zbaton me përpikmëri pa kaluar në këto problematika themi tregtia është e rregullt, mirëpo problemi është pse pranoi një kontratë e cila ka në një nga pikat e saj problematikë fetare, kurse pastaj në qoftë se ai përmbahet dhe shpëton prej problemit tregtia është e rregullt, por ai ka bërë gabim që e ka pranuar një kontratë që ka këtë lloj problematike. Ndërsa tregtia me kështe nuk ka asnjë lloj problemi fetarisht. Po mirë, ajo është më shtrenjtë sesa po të blihej malli në dorë (po të bëhej pagesa e menjëhershme)?! Normal është më shtrenjtë, sepse është logjike që kur tregtari merr një sasi, një shumë parash në moment është më e leverdisshme për të sesa ta marri shumën e parave për një kohë të shtrirë. Pra, një celular i shitur në moment mund të jetë në çmimin njëqind euro dhe i shitur në katër muaj mund të jetë njëqind e pesëdhjetë euro, është normale. A ka kamatë? Këtu s’ka kamatë, s’ka lidhje fare me kamatën, me interesin, nuk ka lidhje kjo është tregti në vete ajo është në vete. A lejohet që ta blej një celular për katër muaj njëqind e pesëdhjetë euro? Lejohet. A lejohet që ta blej një celular në dorë njëqind euro? Lejohet. Prandaj dhe nuk ka asnjë lloj problemi. Gjithë problemi kur flasim për tregtinë me këstë që është sot e përhapur: futja e bankës si ndërmjetës, pozicioni i bankës si ndërmjetës dhe a ka sanksione në raste vonesash, kjo është e gjithë meseleja, kjo është çështja. Dhe Allahu e din më së miri!
Dr. Imam Ahmed Kalaja