Pyetja: A konsiderohet se ka vrarë veten ai njeri që vdes nga shpejtësia në aksident?
Përgjigja: Jo. Pse? Që të quhet një akt vetëvrasje duhet të ketë patjetër dhe qëllimin, nietin. Dakord, ecja me shpejtësi është e ndaluar edhe në fe nëse është jashtë parametrave e tjerë e tjerë, ka disa kritere kjo punë. E rëndësishme: nëse ndodh, nuk quhet akt vetëvrasës. Pse? Sepse nuk është qëllimi i personit. Dakord, gabimi, shpejtësia; dakord të gjitha gabim, por që të quhet diçka vetëvrasje njeriu duhet të ketë edhe qëllimin për të bërë vetëvrasje. Kështu që nuk futet tek vetëvrasja.
Dr. Imam Ahmed Kalaja