Pyetje: Hadithi i cili thotë falen të gjitha gjynahet a ka për qëllim edhe gjynahet e mëdha?
Përgjigje: Hadithi që thotë: “Ai që e agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar shpërblimin e Zotit i falen gjynahet”, ka për qëllim gjynahet e vogla, edhe hadithi që thotë: “Ai njeri që i kalon netët e Ramazanit me lutje, me falje, me besimin në Zot dhe duke shpresuar shpërblimin e Tij, Zoti do t’ia falë gjynahet”, bëhet fjalë gjithmonë për gjynahet e vogla. Nga e xhumaja në xhuma gjynahet e vogla, pesë namazet gjynahet e vogla, umreja në umre gjynahet e vogla. Gjynahet e mëdha kanë nevojë për pendim specifik, të personalizuar.
Dr. Imam Ahmed Kalaja