A është keq nëse macja e zeze na pret rrugën?

Pyetja: Kur një mace e zezë më pret rrugën unë nuk kaloj më në atë rrugë se më shkon ters, sepse kështu më ka ndodhur gjithmonë.

Përgjigja: Kështu të ka ndodhur se e ke problemin këtu (tek mendja jote). Ty edhe po të shkojë mbarë atë ditë thua: “Ahh, si më shkoi ters sot dita.”, sepse je gatuar për ta lexuar gabim. Për shembull ka dalë nga shtëpia atë ditë me nietin që do të fitojë njëqind mijë lekë, kaloi macja e zezë dhe atë ditë fitoi vetëm pesëdhjetë mijë lekë dhe thotë: “Më eci ters sot.” Ka dalë nga shtëpia dhe kishte bërë ndërmend që sot të bënte njëzet punë dhe faktikisht bëri njëzet punë dhe faktikisht bëri tetëmbëdhjetë punë dhe thotë: “Ahh, si më eci ters sot, s’i arrita përsëri njëzet se kaloi macja.” Këta janë njerëz që duhen këshilluar se këto gjëra janë besëtytni, dhe muslimani nuk duhet të ndikohet nga besëtytnitë, nga fallet, nga fjalët e plakave-pleqve, nga këto trashëgimitë e kota; tamam supersticiozë, besime supersticioze, zakone supersticioze, lidhje supersticioze. Po ne e dimë që në islam nuk lejohet kjo punë, sepse ti ngren një shkak të pangritur nga Zoti, sjell në jetë një ndikues që nuk është nga Zoti i krijuar si ndikues. Se të ngresh në jetë një shkak, një ndikues që Zoti e ka bërë ndikues s’ka problem, por kur Zoti nuk e ka bërë ndikues dhe ti beson se ai ndikon këtu kemi të bëjmë me atë që quhet besëtytni.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.