A është i njëjtë shpërblimi kur njeriu e dëgjon Kuranin ashtu siç kur e lexon?

Pyetja: A është i njëjtë shpërblimi kur njeriu e dëgjon Kuranin ashtu siç kur e lexon?

Përgjigja: Jo, nuk është i njëjtë. Në rastin e parë quhesh dëgjues Kurani dhe ka sevap (shpërblim). Në rastin e dytë quhesh lexues Kurani dhe këtu je direkt në adhurim. Leximi i Kuranit është adhurim. Po të ishte puna që zgjidhej kaq kollaj meseleja, atëherë njerëzit do të dëgjonin të gjithë Kuran dhe s’do të lexonin. Ka thënë Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam): “Ai njeri që lexon një shkronjë nga libri i Zotit i shkruhen atij dhjetë të mira (dhjetë sevape) dhe nuk them elif-lam-mim një, por elif një, lam një, mim një.” Domethënë kur ti thua në Kuran: “Elif lam mim” janë tridhjetë sevape. “Ja sin” njëzet sevape. “Kaf ha ja ajn sad” gjashtëdhjetë sevape. E kështu me rradhë. Kështu që leximi është lexim, leximi është adhurim, leximi është qetësim, leximi është shtim i imanit dhe i besimit, leximi është mbrojtje nga shejtanët dhe nga dreqërit, leximi është bekim dhe mbarësi, leximi është në vetëvete adhurim, leximi është shpërblim. Pra, kur njeriu lexon ka shtatë gjëra që funksionojnë njëkohësisht. Ka edhe një gjë tjetër: zbresin melaiket. Ka dhe një gjë tjetër: zbret qetësia shpirtërore. S u bënë? Nëntë. Të gjitha ndodhin kur lexohet Kurani. Ndërsa kur dëgjohet Kurani ti ke sevapin e dëgjimit të Kuranit, asgjë tjetër.
Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.