Pyetje: A është gjynah të shkruajmë të gjithë Kur’anin në fletore?
Përgjigje: Nuk është gjynah, përkundrazi, është shumë mirë, sepse njeriu kur e shkruan diçka e mëson, e fikson më mirë. Kështu që, nuk përbën asnjë lloj gjynahi kjo gjë, është gjë e mirë. Po mirë, lind pyetje tjetër: çfarë të bëjmë pastaj me fletoren? Çfarë të duash. Mund ta ruash, mund t’ua tregosh nipërve dhe mbesave, por edhe mund ta djegësh në qoftë se nuk përdoret. Dakord, ti e ke përdorur, e ke mësuar dorën, ke mësuar suren me shkrim etj., pastaj erdhi një moment që s’është më e përdorshme, atëherë mund ta groposësh apo mund ta djegësh, të dyja zgjidhjet janë opsionale.
Dr. Imam Ahmed Kalaja