A është e vërtetë se nuk duhet ta pastrojmë banjon me ujë të nxehtë, pasi mund të ketë aty xhind?

Pyetja: Kemi si traditë që çdo mëngjes unë pastroj shtëpinë komplet, ndërsa kur pastroj banjon e pastroj me ujë të nxehtë, mirëpo njerëzit e shtëpisë më kanë thënë që nuk bën, sepse mund të ketë aty xhind dhe shejtan dhe i demtojmë me ujin e nxehtë.

Përgjigja: Këto bestytnitë dhe këto lloj sjelljesh të çuditshme nuk kanë të bëjnë aspak, në qoftë se njeriu në momentin që futet në banjo bën duanë , pra thotë: “Bismilah, All-llahumme inni eudhu bike minel-hubthi uel-habaith.”, e bën këtë dua (pastaj hyn në banjo), aty në banjo pastaj e mbyll derën e banjos mund të pastrojë, mund të lëvizi, mund të bëjë çfarë të dojë, sepse në momentin që ai e përmendi emrin e Zotit në fillim para se të futet, ai është i shfajsuar ndaj çdo lloj gjëje, siç thotë për shembull në pyetje që më ujin e nxehtë mund të dëmtojë xhindët, s’ka lidhje fare, sepse ai ka bërë bismilah. Në momentin që njeriu bën bismilah ai e ka situatën në dorë, që do të thotë është arsyetuar dhe nuk ka gjë që mund t’i bëjë keq këtij njeriu. Kjo në përgjithsi. Ndërsa kur njeriu lëviz që është jashtë, nuk mjafton vetëm bismilja, por duhet që përveç bismilasë të bëjë dhe një dua (lutje) tjetër, që është: “Eudhu bi kelimatil-lahit-tammati min sherri ma halak.”(tre herë). I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “ Kush e bën këtë dua dhe ulet në një vend, s’do ta dëmtojë asgjë derisa të luajë prej vendit (derisa të çohet prej atij vendi).” Kështu që kjo është jashtë kur ulemi diku. Ndërsa në përgjithsi për veprimet tona duhet të bëjmë bismilah. Kështu që; derdhja e ujit natën me bismilah, hedhja e mbeturinave me bismilah, ulja, ngritja, (çdo gjë) hedhja e gurit me bismilah, gjuajtja e gurit në det apo në pyll apo kudo me bismilah. Momentin që ti thua bismilah je i arsyetuar, i ruajtur dhe i mbrojtur dhe s’ka çfarë të të bëjë asgjë. Në momentin që nuk thua bismilah a ka mundësi të të ndodhi diçka? Ka mundësi. Sa është përqindja? Ka një farë përqindje shumë të vogël. Por ne tani nuk duhet të rrimë dhe të bëhemi me fiksime, por që mund të ndodhi mund të ndodhi ndonjë gjë në qoftë se nuk bën bismilah, ama nëse bën bismilah situata është nën kontroll dhe ti je arsyetuar dhe nuk ka çfarë të të dëmtojë dhe nuk ka çfarë të të bëjë dëm. Dr. Imam Ahmed Kalaja. Kliko këtu për të parë videon.