Pyetja: Kam parë shumë njerëz që thonë se çdo shtëpi ka një gjarpër shtëpie e në qoftë se e mbyt atë vdes një anëtar i familjes?
Përgjigja: Kjo është prej bestytnive pagane, të cilat janë të trashëguara brez pas brezi, por që nuk ka në të asnjë të vërtetë, nuk ka në të asnjë të vërtetë. Dhe argumenti më i madh që kjo nuk është e vërtetë është jeta sot. Pra i bie për shembull, një pallat që ka njëqind e njëzet hyrje, duhet të jenë aty në pallat, sipas këtij verdikti, njëqind e njëzet gjarpërinj. Kështu që këto janë përralla që s’duhet të besohen dhe duhet me qesh kur i dëgjon, duhet të thuash elhamdulilah që na udhëzoi Zoti në islam ku çdo gjë ka argument ose për ndryshe refuzohet.
Dr. Imam Ahmed Kalaja