A është e lejuar të përdorim shprehjen nëna natyrë bëri apo krijoi? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: A është e lejuar që të përdorim shprehjen: nëna natyrë bëri apo krijoi?

Përgjigje: Jo! Ne themi krijoi Zoti. Zoti është Ai i Cili krijon. Natyra është krijesë e Zotit dhe natyra nuk mund të bëjë vetë, nuk është krijuese, nuk është menaxhuese, por natyra është e krijuar nga Allahu, është e menaxhuar nga Allahu dhe çdo gjë që ekziston poshtë Arshit, pra nga Arshi e poshtë, është e menaxhuar nga Zoti dhe në dorë të Zotit, në fuqinë dhe në pushtetin e Allahut dhe s’ka gjë që mund të ndodhë në qiej dhe në tokë apo mes tyre, vetëm se me lejen, fuqinë dhe pushtetin e Allahut (xhele xhelaluhu).

Kështu që: nëna natyrë krijoi, nëna natyrë na krijoi apo na bëri e të gjitha këto janë terma idhujtarie dhe paganizmi, që ne i kemi trashëgimi nga shteti i vitit 1944-1990, i cili tentoi të hiqte dhe të shkulte Zotin dhe besimin në Zot nga zemrat e njerëzve dhe nxorri një zot të ri, zoti i ateizmit që është natyra, (sipas atyre) natyra është ajo që kishte bërë qiejt, universin, shpërthimin, që kishte krijuar forcat tërheqëse mes yjeve dhe planeteve dhe ajo ishte e cila kishte evoluar gjallesat, botën bimore dhe botën shtazore, derisa na erdhi njeriu nga majmuni etj.; të gjitha këto janë hiç në islam, ne pranojmë se çdo gjë është nga Zoti dhe prej Zotit dhe nëse ndodh diçka në krijimin e Zotit ndodh me lejen dhe me urdhërin e Zotit dhe asgjë tjetër.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.