Pyetja: Kam dëgjuar që e shara e prish abdesin.
Përgjigja: Jo nuk e prish abdesin e shara, por të prish gojën. Një musliman nuk flet me fjalë ofenduese, një musliman nuk shan, një musliman nuk përdor në gojën e tij fjalë të cilat janë të flliqura. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) nuk ka qenë i tillë kurrë, e nëse ti beson Pejgamberin (salallahu alejhi ue selam) nuk e bën një gjë të tillë. Nëse ti beson se melaiket shkruajnë nuk e bën një gjë të tillë se do dalësh para Zotit; çfarë do i thuash Zotit në Ditën e Kijametit?! Prandaj një musliman i vërtetë nuk shan. Abdesi nuk prishet, por i bien vlerat.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikiuar videon.