Pyetja:A mund të futet në Xhenet njeriu që nuk falet apo që nuk agjëron, mirëpo e thotë dhe e deklaron shehadetin, e pranon, nuk e kundërshton fenë dhe asgjë nga feja dhe nuk i bën Zotit ortak?Përgjigja: Normalisht që kjo është një pyetje e thellë, sepse ka të bëjë me kopetenca që ka Zoti i Gjithësisë. Janë shumë gjëra që Zoti i ka kopetencat e Tij dhe nuk bën që ne tani të marrim kopetencat e Zotit në dorë dhe të gjykojmë për njerëzit se kush është në Xhenet dhe kush është në Xhehenem. Ne mund të japim vlerësime dhe gjykime të përgjithshme dhe të themi, që njeriu që njeriu të fitojë Xhenetin duhet të ketë një dy tre, që njeriu të shpëtojë nga zjarri i Xhehenemit duhet të ketë një dy tre. Kjo gjë nëse e bën njeriu fiton Xhenetin, kjo gjë në qoftë se bie njeriu në të ka mundësi të dënohet në Xhehenem ne qoftë se nuk e fal Zoti, ose do të vuajë në Xhehenem për një kohë të caktuar etj. Mirëpo kur vimë për njerëz nuk mund të gjykojmë, kur vimë për njerëz nuk mund të gjykojmë.
Atëherë le të kthehemi tek pyetja. Një njeri i cili nuk fal namaz dhe nuk agjëron Ramazan, e thotë shehadetin dhe nuk i bën shok Allahut, thotë cili është gjykimi mbi këtë njeri, domethënë ky njeri a ka shanse dhe mundësi që t’i hapet një ditë drita jeshile për në Xhenet dhe të fitojë Xhenetin? Feja e Zotit nuk është e kufizuar tek namazet dhe tek agjërimi. Feja ka dhe zekatin, që nuk është bërë pyetja; feja ka dhe haxhin, që nuk është bërë pyetja; feja ka kurbanin, që nuk është bërë pyetja; feja ka xhumanë, që nuk është përmendur në pyetje; feja ka bajramin, që nuk është përmendur në pyetje dhe feja ka shumë detaje që nuk janë përmendur në pyetje. Kështu që, nuk është kusht për të qenë besimtar patjetër namazi dhe agjërimi, mund të jetë një vepër tjetër që e bën njeriu prej veprave të islamit. E rëndësishme është që njeriu me besimin e tij dhe mosmohimin e tij (që thotë në pyetje), me teuhidin e tij, me shehadetin e tij, me mos rënien në shirk (siç thotë në pyetje). Duhet të ketë edhe diçka prej veprave që tregon se është besimtar dhe nuk është kusht që vepra të jetë njëra nga këto të dyja që është përmendur në pyetje. Njëra nga këto të dyja që është përmendur në pyetje, është shumë shumë e mirë dhe shumë e rendësishme dhe ka peshë shumë të madhe, por nuk është gjithçka aty. Që do të thotë, një njeri i cili i ka plotësuar këto kritere, por s’fal namaz, ama për bajram falet. I ka plotësuar të gjitha kriteret, por nuk mban Ramazan, ama Natën e Kadrit (ditën pra që është ndarë Nata e Kadrit) agjëron. Kur vjen dita e Arafatit agjëron. Do thuash ti: “Po ç’lidhje ka dita e Arafatit, dita e Arafatit është sunet?!” Mirëpo, ky njeri pse agjëron? Sepse ka besim. Është besimi ai që e shtyn të agjërojë ditën e Arafatit. Është besimi ai që e shtyn të agjërojë ditën e Ashurasë. Është besimi që e shtyn të lexojë Kuranin. E lexon Kuranin. Pse e lexon Kuranin ky njeri?! Thotë:“Të marr sevap, një me dhjetë.”Do të thotë se beson. Kështu që, nëse personi në fjalë, e bën dhe një vepër, qoftë edhe një të vetme, prej veprave që tregon besimin e tij, ky njeri konsiderohet pretendent për të qenë Xhenetli. Kandidat për të fituar Xhenetin e Zotit.
A, në qoftë se i ka këto që është përmendur në pyetje dhe s’ka bërë asnjë vepër që tregon se është besimtar. Thjesht thotë që unë e besoj e kam në zemër, eshhedu en la ilahe il Allah eshhedu en Muhameden rasulullah, e pranoj shehadetin, nuk i bëj shok Zotit. Themi çështja e këtij njeriu është tek Allahu (xhele xhelaluhu). Ndoshta Zoti mund t’ia pranojë vetëm shehadetin dhe përsëritjen e shehadetit si një vepër të mirë. Pse e përsërit shehadetin ky njeri?! Për të treguar që është besimtar. Ndoshta Zoti ia pranon shehadetin si dhikër, si përmendje të Zotit, mund të këtë edhe ky shansin dhe mundësinë për të fituar Xhenetin e Zotit (xhele xhelaluhu). Megjithëse, megjithëse, dijetarët kanë thënë, që njeriu nuk quhet besimtar derisa të besojë me zemrër, derisa ta deklarojë me gjuhë dhe derisa të bëjë një vepër që tregon se ky njeri është besimtar. Pra, nëse nuk bën asgjë, themi që ky njeri është në dorë të Zotit. Ky njeri është në dorë të Zotit, do Zoti e fal, Zoti është i Mëshirshëm, por faktikisht ky njeri s’ka bërë atë që quhet hapi më minimal për të treguar besimin në zemrën e tij. A mund të konsiderohet përmendja e Zotit, shehadeti, duke e përsërit shpesh?! Ky ndoshta nuk bën asgjë, por ka një palë tespi edhe vazhdimisht heq tespi , subhanAllah subhanAllah subhanAllah pa ndarë, elhamdulilah elhamdulilah elhamdulilah pa ndarë. Pse e bën këtë lloj dhikri?! Pse e bën?! Se shpreson shpërblim, mendon se kështu po merr sevap. Atëherë quhet veper e mirë. Kështu që, pra kjo pyetje është shumë e vështirë mes ndarjes akademike dhe , le të themi, trajtimit studimor dhe zbritjes së kësaj pyetje në realitetetet njerëzore. Për këtë arsye, përgjigjet për pyetje të tilla vinë përgjigje të përgjithshme. Sido qoftë puna, unë them, se duhet t’iu hapim njerëzve dritën e shpresës tek Zoti i Gjithësisë. Sa më shumë të kemi mundësi t’iu hapim njerëzve dritën e shpresës tek Zoti, tek falja e Tij dhe tek mëshira e Tij. Dhe Allahu e di më smiri.
Dr. Imam Ahmed Kalaja