Nëse njeriu bie në idhujtari, ka bërë mëkatin më të madh me të cilin Zoti nuk pranon as namaz, as agjërim, as zekat, as haxh, asgjë. “Kush i bën shok Zotit (pra kush bie në idhujtari), Zoti ia ka bërë haram Xhenetin”, s’ka diskutim Zoti na ruajtë! E ç’do të thotë idhujtari? Idhujtaria është të besosh, se është dikush me Zotin që bën atë që bën Zoti, ortak me Të, ndihmues i Tij. Ai (Allahu) është Krijuesi, Ai është furnizuesi, Ai është Shëruesi, në dorën e Tij është gjithçka. E nëse dikush beson se atë që mund ta bëjë Zoti e bën edhe dikush tjetër bashkë me Të, ose dikush mund të bëjë atë që bën Zoti, do të thotë që ka rënë në idhujtari, Zoti na ruajtë! Ashtu siç ka fatkeqsisht prej muslimanëve njerëz që besojnë se varret, se kodrat, se fushat, se kishat, se vendet e ashtëquajtura të shenjta mund t’ua sjellin mbarë, mund t’u hapin fatin, e tjerë e tjerë. Gjëra që faktikisht nuk i bën vetëm se Zoti i Gjithësisë. As pejgamberët? As pejgamberët, s’ua ka lënë Zoti në dorë. “Thuaj (o Muhammed) njerëzve: se nuk kam në dorë për veten time as t’i bëj mirë as t’i bëj keq.” Idhujtaria është që t’i kushtosh dikujt tjetër përveç Zotit atë që i takon Zotit: t’i lutesh, t’i falesh, t’i biesh në sexhde, t’i rrotullohesh, t’i bësh kurban, pra gjëra që i meriton Zoti t’ia kushtosh dikujt tjetër përveç Tij, kjo quhet idhujtari, Zoti na ruajtë! Idhujtari është të besosh se dikush është si Zoti ose i ngjashëm me Zotin, ose ka atribute të Zotit, ose Zoti i ka lënë atij disa kopetenca; dhe kjo gjithashtu është idhujtari, për të cilën Allahu ka thënë: “Zoti nuk fal idhujtarinë…”, çdo gjë tjetër Zoti mund ta falë, po po çdo gjë tjetër Zoti mund ta falë, WAllahi mund ta falë Zoti çdo gjë përveç idhujtarisë. Po mirë çfarë kuptimi ka islami jonë nëse biem në idhujtari? Ka kuptim! Ka kuptim sepse Zoti këto ajete kuranore për ne i ka zbritur. Ka mundësi muslimani prej injorancës, prej padijes, nerëzit i kanë thënë se ka pasur shërime ka bërë mrekulli filan vend e tjerë e tjerë, dëgjon…me turmën, edhe bie pre e idhujtarisë. Pra nuk është ndonjë çudi e madhe që dikush prej nesh të bjerë në idhujtari. Për këtë arsye muslimani duhet të jetë i kujdesshëm, i vetëdijshëm, dhe gjëja më elementare që duhet të dijë njeriu për fenë e tij është pikërisht kjo temë. Dr. Imam Ahmed Kalaja.