Pyetje: Kur falemi vetëm, namazet me zë dhe pa zë si t’i bëjmë?
Përgjigje: Falja e namazeve me zë është synet kur je vetëm, kur je me xhemat, kur je në synet, kur je në farz, apo kur je në nafile; s’ka lidhje. Falja e namazeve pa zë (për namazet që janë pa zë) është synet kur je vetëm, kur je me imam, kur je pa imam, kur je në farz, kur je në synet. Pra, falja e akshamit dy rekatet e para me zë është synet si për atë që është duke u falur imam, si për atë që është duke u falur në vete po s’është imam. Si për namazet synet siç janë: eklipsi i diellit, namazi i shiut, namazi i natës, apo për namazet nafile siç është për shembull nafilja e vitrit, apo nafilja e një namazi vullnetar të natës.
Po kështu, namazi pa zë është synet për namazet që janë pa zë: farz, synet, ose nafile; për shembull dreka është synet (të falet pa zë) kur je imam, kur s’je imam, kur je në vete apo jo. Po edhe namazet synete pa zë është synet t’i bësh pa zë kur je në vete apo kur je me xhemat. S’ka lidhje. Kështu që, kur vjen që të falesh dy rekatet pas drekës si do t’i falësh? Prej synetit është që t’i falësh pa zë. Rekatin e tretë të akshamit? Prej synetit është ta falësh pa zë. Dy rekatet e fundit të jacisë? Prej synetit është që t’i falësh pa zë. Edhe nëse je vetëm, edhe nëse nuk je imam, s’ka lidhje me imamin kjo punë. Kur je i lidhur pas imamit atëherë ti e këndon vetëm El-fatihanë në veten tënde.
Dr. Imam Ahmed Kalaja