Pyetja: Një familjari im para disa kohësh ka bërë rukje dhe ai rukjexhiu në muhabet e sipër i tha: ‘Pesëdhjetë përqind të sëmundjes së atyre që i bëj rukje i marr unë, për këtë arsye shtrohem shpesh në spital.’
Përgjigja: Ky është kokrra e mashtruesit. Thotë: ‘Unë i këndoj personit, pesëdhjetë përqind të së keqes e marr unë, pesëdhjetë përqind i shëroj.’ Ruhuni prej këtyre njerëzve. Ruhuni prej këtyre njerëzve. Falenderimi i takon Zotit që ata e flliqin veten që shprehen, se ka për shembull prej atyre që nuk shprehen dhe nuk e kupton. Por kur ky thotë që pesëdhjetë përqind të sëmundjes e marr unë, domethënë ky ose është magjistar ose ka bërë marrëveshje me xhindët dhe xhindët luajnë me të.
Dr. Imam Ahmed Kalaja