Pyetje: A pranohet nëse e thërrasim ezanin nëpërmjet telefonit?
Përgjigje: Ezani thirret me gojë dhe normalisht nga njeriu dhe nuk mund të thirret nëpërmjet aparaturave absolutisht. Po nëse personi nuk e ka zërin e bukur ose jemi në një vend që nuk ka njeri që ka zë të bukur? Absolutisht njeriu duhet të shkojnë në xhami, xhamia duhet të hapet rregullisht dhe muezini duhet të shkojë atje edhe nëse zëri i tij nuk është i bukur, mjafton ezani që del nga shpirti dhe nga zemra, nga diçka që ndjehet dhe do të ketë, me shpresën e Zotit, efekt shumë më të madh tek zemrat dhe tek shpirtrat sesa një ezan që vjen me CD apo vjen me kasetë (siç ka qenë në kohët më përpara). Do të vijë një moment që njerëzit do të thonë: “E vunë kasetën”, pra nuk ka njerëz më aty, diçka e vdekur, jo, është një person që e thërret ezanin vazhdimisht dhe unë besoj se ezani i tij do të ketë efektet e veta, sepse çfarë del prej shpirtit dhe prej zemre godet dhe depërton shpirtrat edhe zemrat.
Dr. Imam Ahmed Kalaja