Pyetje: Një motër muslimane më ka thënë që mos t’i them vjehrrës “O ma” ose “O nënë”, sepse kjo është gjynah, a është e vërtetë?
Përgjigje: Jo çdo njeri që të këshillon do të thotë që është meritor për të dhënë këshillë, edhe pse mund të ketë shumë vite në islam, edhe pse mund të jetë me paraqitje të synetit, me mjekër në rastin e burrave apo me hixhab në rastin e femrave, jo çdo kush që të këshillon do të thotë se është kompetent.
Kështu që, nuk përbën asnjë lloj problemi fetarisht që nusja t’i thërrasë vjehrrës mami, apo t’i thërasi nënë ose o ma, asnjë lloj problemi nuk ka, sepse në fenë tonë i thërritet çdo njeriu më të moshuar nëne, ose babe, ose xhaje, ose teze (në disa zona), ndërkohë që nuk e ka as teze, as xhajë, as nënë e as baba, por thjesht respekt, vlerësim, e jo më asaj gruaje që është Xheneti i burrit tënd. Kështu që, kjo kthehet në traditë dhe në zakon, atje ku i thërritet nënë thirri nënë, atje ku i thirret ije thirri ije, atje ku i thirret ma thirri ma. Vetëm nëse ajo të thotë për shembull që mos më thirr kështu por më thirr kështu, ka vjehrra që nuk duan që nusja t’i thërrasi “o ma” ose “o nënë”, por i thotë më thirr në emër, s’ka problem atëherë në këtë rast thirre në emër, nuk ka asnjë problem.
Respekti është respekt, kur ti i thërret vjehrrës ma, nënë, ose mami kjo nuk do të thotë që ke mohuar nënën tënde dhe ke bërë një nënë të dytë, ky është një koncept shumë i trashë, shumë i vogël në perceptimin e gjërave, është turp ta dëgjojë dikush një mesele të tillë dhe është turp i madh që dikush prononcohet në fenë e Zotit dhe flet duke mos qenë kompetent, Zoti na ruajtë!
Dr. Imam Ahmed Kalaja