Pyetja: Kam filluar prej dy javësh punë në call-center në gjuhën italiane duke mos ditur si funksionojnë gjërat aty, mendova se duhet të jetë thjesht për të paraqitur ofertën, mirëpo kam parë se disa operatorë bëjnë edhe mashtrime qoftë edhe të vogla, derisa s’kam dashur të them se vetëm sa jua them ofertën,
mirëpo shoh që shefat na bëjnë shumë presion psikologjik që të bëjmë edhe mashtrimet e vogla.
Përgjigja: Përderisa ka mashtrim në një marrëdhënie të tillë, atëherë bëhet haram puna, përderisa ka mashtrim. Mashtrimi është dy llojesh: mashtrim që prek lëndën e marrëveshjes dhe mashtrim që nuk e prek lëndën e marrëveshjes. Mashtrimi që prek lëndën e marrëveshjës është që të mashtrosh për mallin, të mashtrosh për produktin, apo të jetë diçka ku transformohen të vërtetat dhe fshihen të vërtetat. Dhe mund të jetë mashtrim që s’ka të bëjë fare me lëndën, për shembull: prezantohesh sikur je italian, por faktikisht ti nuk je italian.
Mirëpo a e prek kjo marrëveshjen dhe kontratën? Nuk e prek, ama në momentin që ti paraqet për shembull le të themi vaj palme sikur të jetë vaj luledielli, prek trungun, përbërjen dhe objektivën e marrëveshjes. Malli është i x vendi dhe ti e paraqet si të x vendi, duke prekur objektin, ke prekur si me thënë trungun e marrëveshjes, për këtë arsye nuk ka tolerancë.
E nëse bëhet fjalë për gjëra që janë haram dhe të ndaluara, atëherë bëhet haram, s’ka lidhje më pastaj.
Dr. Imam Ahmed Kalaja.