Pyetje: Në shtëpinë ku ka jetuar i ndjeri dritat duhet të rrinë ndezur deri në të dyzetat, kështu na kanë porositur, a është e vërtetë?
Përgjigje: Pse për shembull deri në të dyzetat dhe jo deri në të gjatëdhjetat? Pse deri në të dyzetat dhe jo deri në të njëzetat? Të dyzetat s’kanë lidhje më fenë e Zotit, me besimin islam. “Mirëpo të gjithë i bëjnë, të gjithë edhe marrin edhe hoxhallarë…”. Ne po themi feja e Zotit cfarë thotë. Nëse ti do të bësh të dyzetat, të gjatëdhjetat, të tetëdhjetat, të njëqindtat, të dyqindtat, të katërqindtat, kjo është puna jote, feja dhe besimi nuk i njeh. Kështu që, kjo puna e dritave s’ka lidhje fare të rrinë dritat ndezur, apo fikur, apo gjysma ndezur dhe gjysma fikur, s’ka lidhje me fenë e Zotit, është thjesht një përrallë, është thjesht një besëtytni, të cilën fatkeqsisht njerëzit e besojnë si të vërtetë se kështu e kanë trashëguar brez pas brezi si një besim pagan dhe më vonë ka marrë ngjyrë islame dhe më vonë e thanë njerëz, le të themi të veshur me rrobën e fesë, u ka pëlqyer dhe pastaj e kanë futur në traditën islame, por kjo me fenë e Zotit s’ka lidhje.
Dr. Imam Ahmed Kalaja