Pyetja: A është gjynah që dikush të flejë gjumë kur këndon hoxha për aksham, a duhet ta zgjojmë?
Përgjigja: Koha e akshamit është një orë e njëzet minuta. Personi mund të jetë i lodhur, mund të jetë i këputur nga puna, nuk është kusht patjetër, s’është e thënë. Duhet ta zgjojmë vetëm nëse rrezikon dalja e kohës së namazit, pra nuk ka mbetur nga akshami vetëm se dhjetë minuta, atëherë themi në këtë rast duhet ta zgjojmë, sepse po i ikën namazi i akshamit, ama ta zgjojmë se po thirret ezani i akshamit s’ka lidhje. A ka gjynah që njeriu të flejë kur është duke u thirr akshami? S’ka gjynah. Përveçse nëse ai ka thënë që kur të thirret ezani i akshamit më zgjoni, përveçse ka ndonjë punë tjetër apo ndonjë angazhim tjetër, por nuk është e thënë. Sepse njeriu mund të jetë i lodhur, mund ta ketë zënë gjumi pak përpara akshamit për shkak të lodhjes, për shkak të mundimeve që ka pasur gjatë ditës edhe ka thënë më zgjoni një gjysëm ore pas akshamit, s’ka asnjë problem. Ama nëse ai ka fjetur mjaftueshëm dhe thirret ezani i akshamit duhet zgjuar. Por kjo vlen për të gjitha namazet. Ka fjetur mjaftueshem dhe thirret namazi i ikindisë, duhet zgjuar. Ka fjetur mjaftueshëm dhe po thirret ezani i drekës, duhet zgjuar. Ka fjetur mjaftueshëm dhe po thirret ezani i sabahut, duhet zgjuar. S’ka lidhje se po thirret akshami, pra mos ta kufizojmë vetëm me akshamin.
Dr. Imam Ahmed Kalaja