Pyetje: A është e lejuar eutanazia në Islam?
Përgjigje: Eutanazia është vdekja e pacientit, domethënë mjeku ose mjekët, në një moment të caktuar kur e shohin që s’po bën përpara i sëmuri, i bëjnë atij një solucion që i shkakton atij vdekjen.
A lejohet kjo në islam apo jo, edhe nëse nuk ka shpresa personi, ose thotë personi ma bëni unë jam i gatshëm dhe firmos ai që ma bëni?
Në islam nuk lejohet, është haram.
Por personi ka dhimbje, për shembull, personi s’ka shpresa, personit s’ka kush t’i bëjë hyzmet, për shembull, personi bie në koma shpesh, kur zgjohet zgjohet për një kohë të shkurtër pastaj bie përsëri në koma dhe njerëzit nuk i bien dot mbrapa, nuk i shërbejnë?
Themi: tek njerëzit është haram, nuk lejohet në asnjë mënyrë, sepse është bërja e shkakut të vdekjes dhe neve nuk na lejohet.
Po te kafshët a lejohet?
Nëse kafsha nuk ka më shpresë për të, ose ka një sëmundje e cila mund të jetë sëmundje ngjitëse që mund të përhapë një epidemi, ose i shkaktohet asaj një aksident i cili ia bën të pamundur të jetojë, atëherë në këtë rast te kafshët ka tolerancë.
Po pse bëhet tolerancë te kafshët dhe nuk ka tolerance te njerëzit?
Kafshët janë krijuar për të qenë në shërbim të njeriut apo njerëzit për t’u bërë robër dhe skllevër të kafshëve?
Kafshët janë në shërbim të njeriut. Në momentin që kafsha shkon në një lloj situate që mund të sjelli dëme për jetën tonë, apo ka kaluar një situatë që bëhet shqetësuese dhe e pamundur kujdestaria për të, atëherë në këtë rast lejohet nuk përbën asnjë lloj problemi fetarisht.
Dr. Imam Ahmed Kalaja