Pyetja: Në lidhje me bizhutë e floririt a duhet të jepet zekati apo jo?
Përgjigja: Allahu (xhelexhelaluhu) kur thotë në Kuran se duhet dhënë zekati për floririn dhe për argjendin nuk bën dallim se është flori dhe argjend i depozituar, është vleftë monetare, apo është bizhu, Zoti thotë: ‘Ari dhe argjendi’. Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë në njëzet dinarë edhe në dyqind dirhem.” Dhe nuk tha dinar që është paraja. Pesha e njëzet dinarëve; dhe pesha e njëzet dinarëve është sa? Tetëdhjetë e pesë gram floriri. Dhe pesha e dyqind dirhemëve është pesëqind e nentëdhjetë e pesë gram argjendi, nëse njeriu i ka në çdo lloj forme këto sasi, obligohet që të nxjerri zekatin e saj edhe nëse është bizhu, siç ishte pyetja. Të cilën faktikisht njeriu e ka të ruajtur aty dhe nuk është se e përdor, ajo aty është, s’ka lidhje. Mendimi më i saktë, sepse kjo është një çështje për të cilën ka dy interpretime, mund të ketë dhe interpretim tjetër, por unë mendoj që më e sakta është se duhet dhënë zekati për bizhutë nëse peshojnë më shumë se tetëdhjetë e pesë gram. Po mire, nëse një femër e jep zekatin e bizhuve vit për vit i bie që të dali me humbje apo me fitim? Ajo për shembull e ka një bizhu që peshon njëqind e shtatëdhjetë gram dha zekatin dy pikë pesë përqind, pastaj dy pikë pesë përqind, pastaj dy pikë pesë përqind, çfarë bëhet me njëqind e shtatëdhjetë gramshim? Për njëzet vjet shkon tetëdhjetë e pesë gram, për njëzet e pesë vjet s’e ka më për obligim zekatin e bizhuve. Pse? Se shkoi tetëdhjetë gram. Mirëpo mund të japi vleftën e kësaj përqindje në para, nuk është kusht që patjetër të këpusi një copë nga bizhuja. Në tetëdhjetë e pesë gram sa duhet dhënë? Dy pikë pesë përqind. Dy pikë pesë përqindshi i tetëdhjetë e pesë gramëve sa është? Dy pikë një gram. Dy pikë një gram sa kushtojnë në treg? Dy pikë një gram në treg kushtojnë, për shembull le të themi tetëdhjetë mijë lekë atëherë duhet të japi çdo vit tetëdhjetë mijë lekë ose njëqind mijë lekë të vjetra. Kështu që ky është mendimi më i saktë dhe Allahu e din më së miri. Dr. Imam Ahmed Kalaja