Pyetje: Një njeri bën gjynahe shumë, mirëpo a i kujtohen në ahiret këto gjynahe që ka bërë?
Përgjigje: Varet se ku është. Nëse është në Xhehenem i kujtohen. Nëse është në Xhenet Allahu ia largon çdo gjë që mund të shkaktojë te njeriu brengë ose mërzitje dhe një nga mrekullitë që ka Xheneti është se njerëzit nuk kanë brenga dhe mërzitje. Nëse njeriut do t’i kujtoheshin gjynahet e kësaj bote në Xhenet kjo do t’i shkaktonte atij dhimbje koke, do t’i shkaktonte brengë dhe mërzitje, Allahu e pastron njeriun nga këto lloj gjërash; e pastron edhe nga xhelozitë, edhe nga zilitë, s’ka në Xhenet asgjë nga këto lloj gjërash.
Dr. Imam Ahmed Kalaja