Pyetje: A ka ditë që nuk lejohet të lahen rrobat, si e marta, ose ditë që duhet të lahen?
Përgjigje: Jo, nuk ka ditë që këshillohet për t’u larë rrobat në të, as nuk ka ditë që ndalohet për t’u larë rrobat në të, as për t’u qepur, as për t’u arnosur, as për t’u shqepur, apo për t’u grisur, as për enët nuk ka ditë të caktuar për t’u larë apo për mos t’u larë.
Të gjitha këto janë besëtytni ose mbeturina supersticioze të cilat i kemi trashëguar nga paganizmat, nga fetë dhe besimet e tjera, i kemi trashëguar nga traditat, fjalët e të vjetërve të cilat na janë mveshur si me qenë fe dhe besim.
Nuk ka asnjë lloj argumenti në fenë tonë që e ndalon një gjë të tillë, apo specifikon se kur duhet të jetë. Kështu që, kjo është çështje e lirë. Pra, feja e ka lënë në mundësinë e njeriut, kur të ketë mundësinë, kur t’i ketë kushtet dhe s’ka lidhje me natën, s’ka lidhje me ditën dhe nuk ka lidhje me ditët e javës. Dr. Imam Ahmed Kalaja