Përmendin disa nga dijetarët në librat e tyre dhe thonë që uji i Zemzemit, dhe këtë e kam menduar dhe thoja pse e përmendin ujin e Zemzemit tek shkaqet që nëse e bën njeriu ka për të shpëtuar nga dënimi i varrit. Cili është komenti? Nëse e pin ujin e Zemzemit me nijet që o Zot më ruaj prej dënimit të varrit. Sepse i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Uji i zemzemit me çfarë nijeti të pihet.” Kush e pin ujin e Zemzemit me nijetin që të bëhet dijetar Allahu ka për t’ia mundësuar inshaAllah. Kush e pin ujin e zemzemit për t’u bërë hafiz Kurani Allahu ka për t’ia mundësuar inshaAllah. Kush e pin Zemzemin me nijetin që mos t’i ikë asnjëherë ezani dhe të falet gjithmonë në xhami inshaAllah Zoti ka për t’ia mundësuar. Kush e pin Zemzemin me nijetin që të çohet për sabah, se e fal çdo ditë pas lindjes së diellit, inshaAllah Zoti ka për t’ia mundësuar. Pra, varet se çfarë halli ka njeriu dhe çfarë sheh si hall. Kush e pin ujin e Zemzemit me nijetin që të bëhet i pasur inshaAllah Zoti ka për t’ia mundësuar. Kush e pin ujin e Zemzemit për t’u shëruar nga sëmundja inshaAllah Zoti ka për ta shëruar. E kështu me rradhë. Sepse i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Zemzemi me nijetin që pihet.”
Dr. Imam Ahmed Kalaja