Pyetja: Cilat janë gabimet e pakorrigjueshme në namaz?
Përgjigja: Ka disa gabime që nëse bëhen gjatë namazit janë të pakorrigjueshme. Kushtet (e namazit) janë të pakorrigjueshme. Që do të thotë nëse njeriu fal namaz pa abdes si mund ta korrigjojë këtë gabim? Duhet të marrë abdes dhe ta fali përsëri namazin. Nëse dikush në vend që të drejtohet nga Qabja drejtohet nga Vatikani kur fal namaz, çfarë duhet të bëjë? Nëse nuk e ka ditur dhe i ka bërë të gjitha sebepet nuk ka faj, ama nëse ai s’është menduar fare dhe ka thënë: ‘Allahu ekber’ (dhe ka filluar namazin). Ky duhet ta përsërisi. Pra nëse ka të bëjë gabimi me kushtet e namazit duhet përsëritur kushti dhe namazi. Nëse gabimi ka të bëjë me shtyllat e namazit atëherë gabimi korrigjohet duke e përsëritur komplet shtyllën e namazit bashkë me rekatin. Nëse gabimi është në farzet apo waxhibatet e namazit atëherë gabimi korrigjohet duke bërë sevi sexhde. Nëse gabimi është në synetet e namazit gabimi nuk korrigjohet. Kjo vlen për namazet nafile, për namazet farz, për namazet synet…s’ka lidhje. Gabove në kusht; qoftë nafile, qoftë synet, qoftë farz, duhet përsëritur kushti dhe namazi. Gabove në shtyllë; qoftë nafile, qoftë synet, qoftë farz shtylla duhet rregulluar, në qoftë se rregullohet, në qoftë se nuk rregullohet përsëritet rekati komplet dhe pastaj bëhet sevi sexhde mbas selamit. Nëse gabimi është në farz apo në waxhibat atëherë në këtë rast duhet që korrigjimi të bëhet para selamit dhe kjo vlen për nafilet, për synetet dhe për farzet. Nëse gabimi është me dyshim korrigjohet dyshimi. Si korrigjohet dyshimi? Duke ndërtuar namazin mbi numrin më të sigurtë, pastaj e plotëson, pastaj e korrigjon duke berë sevi sexhde para selamit; kjo vlen për nafilet, për synetet dhe për farzet. Dr. Imam Ahmed Kalaja